Lumezi: Tetë aktakuza të nivelit të lartë pritet të përfundojnë se shpejti

E publikuar: 28/01/2017 13:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sistemi prokurorial në Kosovë është ballafaquar me sfida të ndryshme gjatë vitit të kaluar, por këto sfida do ta përcjellin këtë sistem gjatë gjithë procesit të integrimit të Kosovës në strukturat e Bashkimit Evropian, ka thënë sot kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi.

Mëtutje, në konferencën vjetore të prokurorëve të shtetit në Prishtinë, zoti Lumezi ka njoftuar se gjatë vitit të kaluar prokuroria speciale, ka arritur që t’i zgjidhë 162 raste të formave të ndryshme, i ka shënjestruar 33 raste dhe prej tyre ka ngritur 25 aktakuza, që sipas tij, konsiderohen të nivelit të lartë.

Kurse, tetë raste të tjera pritet të përfundojnë në pjesën e parë të këtij viti, ka thënë kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi.