Lumezi flet për provimin e Jurispodencës: Si ka mundësi të merret burim reference i dënuari për korrupsion

E publikuar: 20/11/2017 14:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Kryeprokurori i Shtetit të Kosovës, Aleksander Lumezi, ka folur për herë të parë më gjerësisht për pretendimet e një mediumi se i pari i Prokurorisë e ka të falsifikuar provimin e Jurispodencës.
Lumezi në një konferencë bashkë me AGK-në, ka sqaruar se ka dhënë provimin dhe dosja nuk ka qenë e manipuluar.

Ai ka thënë se nuk është korrekte që të merret si referencë një njeri që ka pasur pozita të larta shtetërore dhe është dënuar për korrupsion, duke iu referuar ish kreut të Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasanit.

“Mediumi i juaj e ka thirrë në emision një njeri i cili është dënuar nga një gjykatë kompetente, dhe ditën e nesërme është ftuar në emision lidhur me kinse manipulimin e dokumentit nga kryeprokurori i shtetit. Kjo nuk është korrekte sepse është ftuar në emision një njeri i dënuar për korrupsion i cili ka qenë në pozita të larta shtetërore, edhe në Gjykatën Kushtetuese e edhe në Universitetin e Prishtinës dhe ka pasur për obligim që t’i edukoj gjeneratat në edukim dhe arsimim”, ka thënë Lumezi.

Ai tutje ka sqaruar se ka paraqitur të gjitha dokumentet origjinale, dhe ka shtuar se nuk i ka ikur asnjë debati./Video nga Ekonomiaonline/