Lul Raka: A mund të preket përsëri nga COVID-19 një pacient i shëruar?

E publikuar: 02/05/2020 16:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lul Raka, mikrobiologu kosovar me anë të një shkrimi në rrejtin social fb, ka sqaruar se a ka gjasa që të rikthehet sërish virusi korona tek të shëruarit, raporton InfoSot.

Ai, pra Raka, ka bërë të ditur se Covid-19 nuk mund të kthehet tek pacientët që veç se e kishin një here.

“Testet PCR nuk mund të dallojnë nëse virusi është i gjallë apo i vdekur, dhe kjo mund të çojë në rezultat të rrejshëm pozitiv. Fragmentet e vdekura të virusit nuk janë infektive. Këta pacientë nuk e përhapin infeksionin!”, sipas Rakës.

Kjo deklaratë e Rakës, vjen pas atyre të Koresë Jugore se fragmentet e koronës që kishin vdekur tek 292 persona që ishin shëruar, doli se u rikthyen përsëri ku në ritestim disa javë më vonë ata dolën pozitiv.