Lukaku vendos për të ardhmen

E publikuar: 06/06/2017 10:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Romelu Lukaku ka zbuluar se ka vendosur për të ardhmen
Sulmuesi i Evertonit, Romelu Lukaku tashmë ka vendosur për të ardhmen, por nuk ka bërë të ditur se ku do të luajë në sezonin 2017-18. Këtë e di vetëm ai.

“Agjentja ime e di se çfarë do të ndodhë. Unë e di atë që dua të bëj, dhe sa herë që ndodh diçka, ju djema do ta dini”, ka deklaruar Lukaku Sky Sports News.

Lukaku, i cili këtë sezon ka shënuar 25 gola në 37 ndeshje, kërkohet nga skuadrat e mëdha si: Chelsea, Manchester United, Juventus dhe Bayern Munich.

Një gjë është e sigurt. Lukakut do të largohet nga Evertoni, pasi tashmë ka refuzuar ta vazhdoj kontratën me këtë klub. /Express/