Lukaku mendon për kalimin te Juventusi

E publikuar: 27/02/2019 17:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Raportohet se Romelu Lukaku dëshiron kalimin te Juventusi në rast se Manchester Unitedi shfaq interesim për ta larguar gjatë verës.

Belgu ka humbur vendin e tij startues te Djajtë e Kuq në urdhrat e Ole Gunnar Solskjaer, i cili preferon Marcus Rashfordin.

Sipas The Sun, 25-vjeçari edhe më herët e ka shprehur pëlqyeshmërinë ndaj Zonjës së Vjetër dhe tani besohet se është i hapur edhe me kalimin.

Një burim i ka thënë gazetës angleze se belgu është tifoz i madh i Cristiano Ronaldos dhe kjo është një shtytje e madhe drejt Torinos.

Lukaku aktualisht është golashënuesi më i madh në histori të Përfaqësueses së Belgjikës, 45 gola në 79 ndeshje.

Ndërsa për Man Utd deri më tani në këtë sezon ka shënuar vetëm nëntë gola në 34 ndeshje në të gjitha garat.

Karrierën e ka filluar në Anderlecht, pastaj vazhdoi te Chelsea ku blutë e huazuan te West Bromwich Albion dhe Evertoni, ku pastaj u ble përfundimisht nga këta të fundit. /Telegrafi/