Lukaku debuton, por Rashford shkëlqen në fitoren e Unitedit (Video)

E publikuar: 16/07/2017 08:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Manchester United u paraqit në ndeshjen e parë miqësore parasezonale dhe fitoi lehtësisht kundër Los Angeles Galaxy.

“Djajtë e Kuq” shkatërruan skuadrën e ligës elitare amerikane me rezultat prej 5-2.

Ylli i takimit ishte Marcus Rashford, i cili kishte realizoi golin e parë me qysh në minutën e dytë. Po i njëjti shënoi edhe golin e dytë në të 20-ën minutë.

Marouane Fellaini vulosi epërsinë prej tre golave gjashtë minuta pas dygolëshit të reprezentuesit anglez, transmeton Telegrafi.

Pjesa e dytë ishte më tepër taktizime dhe provim të lojtarëve nga te dyja ekipet, ku u ndërruan 21 futbollistë.

United e vazhdoi aty ku e la, pasi golin e katërt e realizoi në minutën e 67 përmes Henrikh Mkhitaryan ndërsa serinë e golave të Unitedit e përmbylli në minutën e 72-të, Anthony Martial.

LA Galaxy u përgjigj me dy gola përmes ish-futbollistit të Barcelonë Giovanni dos Santos. Fillimisht, shënoi në minutën e 79 e më pas në 88-n.

Më nuk pati raste për tundje të rrjetave, rrjedhimisht të shënimit të golave dhe takimi përfundoi me rezultat 5-2.

Theksojmë se Romelu Lukaku pati në dispozicion një pjesë të takimit, por nuk la shumë gjurmë në këtë takim. /Telegrafi/