Luka Modric fitoi me 29 për qind të votave, ky është rezultati për Ronaldon, Salahin, Mbappen e Messin

E publikuar: 25/09/2018 05:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Luka Modric është shpallur lojtari më i mirë i vitit nga FIFA për edicionin që shkoi.

Ai fitoi në konkurrencë me Cristiano Ronaldon, tani lojtar i Juventusit dhe Mohamed Salahun që luan te Liverpooli.

Modric për të dal i pari ka marr 29 për qind të votave nga kapitenët, trajnerët dhe lojtarët.

Pas tij ka dal Ronaldo me 19 për qind.

I treti ishte Mohamed Salah që mori 11 për qind të votove, ku fitoi shumë ngushtë me Mbappen që doli i katërti me 10 për qind.

Messi ishte i pesti me 9 për qind, i ndjekur nga Antoine Griezmann që mori 6.6 për qind.

Dyshja belge Eden Hazard dhe Kevin De Bruyne zunë vendet shtatë dhe tetë.

Listën top 10-të e mbyllin Raphael Varane dhe Harry Kane. /Telegrafi/