Luftoni celulitin me disa rregulla të thjeshta

E publikuar: 21/02/2019 08:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në mënyrë që ta luftoni celulitin ndiqni disa rregulla të thjeshta në përditshmëri.

Konsumoni sa më shumë perime të jetë e mundur: përmbajnë më pak kalori dhe nxisin aktivitetin e zorrëve. Pini sa më shumë ujë natyral. Uji ndihmon përmes urinës në eliminimin e lëngjeve që ndodhen brenda në inde.

Konsumoni ushqimin me ngadalë, duke e përtypur mirë çdo kafshatë. Kjo ndihmon në asimilimin e plotë të ushqimit dhe bën të mundur të arrihet një ndjesi e këndshme e ngopjes.

Konsumoni një sasi të mirë të produkteve të grurit siç janë: orizi, makarona dhe buka. Gatuani në një mënyrë të thjeshtë, duke kufizuar sa më shumë të jetë e mundur të skuqurat dhe ushqimet e përpunuara. Gatimi ideal është ai të pjekurit në skarë, në furrë ose i avulluar.

Të konsumohen paktën 2 litra ujë në ditë. Uji, në qoftë se pini në sasi të mëdha, ruan kripën, e mban me vete dhe lejon në këtë mënyrë eliminimin.