Luftëtarët shqiptarë të ISIS-it që krenohen haptas me xhihadin (Foto+Video)

E publikuar: 27/07/2016 22:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Emrin në Facebook e ka Arben Ibn Hasan. Tek informatat e tij kryesore janë të shkruara këto të dhëna: Është i Mitrovicës, ka kryer shkollën e mesme në gjimnazin e këtij qyteti dhe së fundmi është parë duke vozitur një veturë diku në Siri.

numer1

Edhe pse është në luftë, ai ka kohë që të postoj shpesh video dhe fotografi nga vendet ku lufton, raporton Insajderi. Nuk e ka specifikuar që lufton për ISIS-in por nga atyo që shkruan shihet që e ndjek të njejtën ideologji.

E fundit video që ka publikuar në profilin e tij në Facebook është një në të cilin ai shihet duke vozitur dhe mbajtur një revole.

Në një tjetër video shihet duke gjuajtur me revole.

Video Player

00:00
00:18

Por ajo që është më shqetësuese në gjithë këtë mes janë mbështetësit e tij të shumtë.

Shumë të rinj nga Kosova sikurse ky i ri Dardan Krasniqi  e pastaj edhe Arben Enes Sadiku e të tjerë nga Shqipëria dhe Maqedonia i japin mbështetje këtij personi teksa gjuan me armë.

Por atje nuk është i vetmi.

a e vendose

Madje në shumë video dhe postime nishiqë ai i bënë, zbulohen edhe dhjetra luftëtar të tjerë të ISIS-it nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia, raporton Insajderi.

 

Një nga shokët e ngushtë të luftës në ISIS të qytetarit nga Mitrovica del të jetë Ebu Kudame Albani, Enes Ademi, Beduin Beduini, e shumë të tjerë të cilët komunikojnë së bashku në Facebook.

Dhe numri i tyre është i madh.

tjetri