Luftëtarët e ISIS-it largohen nga Raka

E publikuar: 15/10/2017 17:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një grup luftëtarësh të Grupit Shteti Islamik ka dalë nga qyteti sirian i Rakës, në bazë të një marrëveshje për tërheqje me milicitë që gëzojnë mbështetjen amerikane, që i kishin rrethuar ata.

Një zëdhënës i milicisë tha sot se luftëtarët kishin marrë civilë me vete për t’i përdorur si mburoja njerëzore.

Ndërkohë luftimet kanë vazhduar mes forcave Demokratike Siriane të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara dhe ekstremistëve të ISIS-it.

Më herët një zëdhës tha se nëse ka luftëtarë të Shtetit Islamik që nuk kanë dalë nga Raka, ata do të detyroheshin “të dorëzoheshin ose të vdisnin”.