‘Luftë’ ndërmjet Koresë së Veriut dhe Amerikës

E publikuar: 20/04/2017 09:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjersa tensionet janë në rritje, Kina ka theksuar rëndësinë e diplomacisë për të parandaluar përshkallëzimin e situatës.
Administrata e presidentit amerikan Donald Trump tani mbështetet në burimet e tilla si sanksionet shtesë dhe përmirësimin e mbrojtjes raketore, që të pakësojë ambiciet nukleare të Koresë së Veriut.

Por Uashingtoni e ka bërë të ditur se të gjitha opsionet janë të hapura dhe SHBA-ja pas sulmit në Siri është e gatshme edhe për veprimet tjera të njëanshme ushtarake.

Për shkak të përpjekjeve të vazhdueshme të Koresë së Veriut për ta çuar përpara programin bërthamor, administrata e Trumpit duhet të peshojë me kujdes rrezikun e një grusht shteti të mundshëm ushtarak, transmeton “Zeri.info”.

Opsionet e mundshme

Veprimi kundër Koresë së Veriut mund të ketë një varg sulmesh të kufizuar në ofensivën e përgjithshme ushtarake, qëllimi i të cilave do të jenë të gjitha objektet ushtarake të Koresë së Veriut.

Në shumë pak kohë SHBA-ja mund të kryejë një sulm me raketë për të ndëshkuar Phenianin për vazhdimin e zhvillimit të arsenalit të saj bërthamor dhe raketor dhe ta parandalojë që në të ardhmen t’i zhvillojë armët atomike.

Ky sulm mund të jetë i kufizuar në një bazë të vetme, por edhe në një strukturë ushtarake do të ishte kërcënim i qartë për Phenianin nëse nuk e ndryshon sjelljen.

Edhe pse ky sulm do të mundë të kuptohej si parandalim i përshkallëzimit të situatës nuk do të thotë se edhe Koreja e Veriut do ta merrte si të tillë.

Shtetet e Bashkuara do të vazhdonin sulmet e kufizuara, që do të tregonte se Amerika nuk është duke u përpjekur që ta përmbysë udhëheqjen e vendit.

Ky operacion do të japë Koresë së Veriut aftësinë për ta kontrolluar reagimin, në rast se ajo provokon sulme të reja do të ishte shenjë se Amerika do të ishte e gatshme ta paraqesë gjithë forcën e tij, përcjell “Zeri.info”.

Nëse Uashingtoni arrin në përfundim se Pheniani është duke përgatitur një kundërsulm do të ishte më e mençur që të vendosej mbi një fushatë gjithëpërfshirëse ushtarake për ta eliminuar mundësinë që Koreja e Veriut të hakmerret.

Ky skenar do të ishte më i mirë për SHBA-në me kusht se Koreja e Veriut do ta kuptonte për rreziqet tjera dhe mundësinë e shpërthimit të një lufte në Gadishullin Korean.

Vlerësimi i rrezikut

Një operacion i tillë do të përfshinte raketa dhe aeroplanë luftarakë, të cilët do të kryenin sulme në të gjithë Korenë e Veriut. Objektivat kryesore do të ishin reaktorët bërthamorë apo fabrikat për pasurinë e uraniumit.

Nëse SHBA-ja synon të parandalojë gjithë programin bërthamor të Koresë mund t’i vendosë forcat speciale, të cilat do të sulmonin fabrikat nëntokësore që sulmet ajrore nuk do të mundë t’i shkatërronin.

Por, Koreja e Veriut ka një arsenal të fuqishëm të armëve për objektiva të afërta, duke i bërë rivalitet edhe SHBA-së me instalimet ushtarake në rajon.

Kjo artileri do të mundë të shkaktonte dëme edhe në zonat veriore të vet Koresë së Veriut. Koreja e Veriut ka një prej shumë arsyeve për hakmarrje për çdo agresion, jo vetëm për ta ruajtur imazhin e një akteri të fuqishëm në botë, por edhe për të siguruar stabilitetin në rajon.

Kim Jongu do të mundohej të minonte legjitimitetin e popullit, çka do të mundë të çonte në një grusht shtet eventual. Nëse SHBA-ja dhe Koreja e Veriut vendosin të mos marrin në supe rreziqe të tilla, atëherë veprimet ushtarake nuk do të përmendeshin. Edhe në këtë rast Uashingtoni do t’i vlerësonte rreziqet e një hakmarrjeje të kufizuar.

Reagimi i Kinës

Reagimi i Kinës nuk ka dyshim që merret tej mase në konsideratë. Pekini deri më tani ka insistuar për një zgjidhje diplomatike dhe për t’i zvogëluar tensionet.

Ata kanë thënë se ekziston një vijë e kuqe, e cila nëse shkelet do të mundë të sillte destabilizim në Gadishullin Korean. Kina si aleat i Koresë, në një sulm eventual, do të ndërhynte për ta mbështetur qeverinë koreane, transmeton “Zeri.info”.

Por çdo vendim do të ishte tejet vendimtar në të ardhmen e raporteve të Kinës qoftë me Amerikën, qoftë me Korenë. SHBA-ja e ka parasysh rrezikun se Kina do të mundë të ndërhynte në Korenë e Veriut, nëse ata ndërmarrin një sulm eventual. Madje Kina frikësohet se një luftë eventuale do të kalonte edhe në territorin e saj.

Masat mbrojtëse përgjatë kufirit midis dy Koreve

Koreja e Jugut është gjithmonë në gjendje gatishmërie kur fqinjët në veri janë në prova të luftës. Ky vend është i shqetësuar me ndonjë sulm eventual për shkak se objektivi i hakmarrjes, pra Koreja e Jugut, ka nja paqëndrueshmëri politike.

Presidenti i Koresë së Jugut ka urdhëruar ushtrinë për ta rritur sigurinë përgjatë kufirit. Kurse raportet tregojnë se edhe Kina ka mobilizuar ushtrinë e saj për ndonjë rrezik eventual. Si fundmi, një flamur i bardhë do të ishte kyç sidomos për raportet mes SHBA-së dhe të Kinës.