Lufta me koronavirusin, Trump: Do ta mundim armikun e padukshëm

19.03.2020 10:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Lufta me koronavirusin, Trump: Do ta mundim armikun e padukshëm

Duke e përshkruar veten si “president të kohës së luftës”, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se SHBA-ja do të arrijë fitore të plotë kundër koronavirusit.

“Duhet të sakrifikojmë së bashku, sepse të gjithë jemi bashkë në këtë situatë dhe do t’ia dalim bashkë. Është një armik i padukshëm, por ne do ta mposhtim atë”, tha Trump në një konferencë për media nga Shtëpia e Bardhë.

“Mendoj se do ta mposhtim edhe më shpejt seç kemi menduar dhe do të jetë një fitore e plotë”, tha ai.

Trump, fillimisht, tha se do të nënshkruajë Aktin e Prodhimit të Mbrojtjes të vitit 1950, i cili i jep autoritet presidentit t’i drejtojë bizneset civile për të ndihmuar në përmbushjen e urdhrave. Por, më vonë, në një postim në Twitter ai tha se do ta ndërmarrë këtë hap “në rast të një skenari më të keq në të ardhmen”.

Shtetet e Bashkuara kanë mbi 9,300 njerëz të infektuar me koronavirusin që shkakton sëmundjen COVID-19. Deri më tash, 150 pacientë atje kanë humbur jetën. Në aspektin global janë mbi 220,000 raste të konfirmuara me koronavirus dhe mbi 8,800 njerëz të vdekur./REL

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!

Lufta me koronavirusin, Trump: Do ta mundim armikun e padukshëm

Lufta me koronavirusin, Trump: Do ta mundim armikun e padukshëm

Banka Qendrore Evropiane, 750 miliardë euro për të luftuar koronavirusin

Skenar i tmerrshëm për Iranin: Numri i vdekjeve mund të shkojë në mbi 3 milionë

Hajdari u premton përfaqësuesve të bizneseve bashkëpunim dhe përkrahje

Sot opozita përcaktohet, a është me Kurtin a me Mustafën

Nga ora 20:00 qytetarët dalin në ballkon për të protestuar

‘Temperaturë dhe dhimbje koke’, pacienti 0 rrëfehet

Abazi e bën fajtor Thaçin për gjendjen e krijuar me partnerin e koalicionit, LDK-në

Brnabiq: Kushdo që nuk zbaton vetizolimin përballet me 12 vjet burg

Gruaja e shëruar nga koronavirusi tregon të gjithë eksperiencën e saj me sëmundjen

Rama kundër Vuçiçit: BE nuk do na lërë vetëm

Kurti: Kosova është vendi më pro amerikan në botë

Kurti: Veliu bëri tradhti të dyfishtë – kërkova nga Mustafa një emër tjetër për ministër

IKSHPK: Sonte asnjë rast i konfirmuar me koronavirus

Bie Qeveria Kurti, LDK del nga koalicioni me LVV-në

Koronavirusi: 24-orëshi më i rëndë për Italinë, 475 të vdekur