Lufta kundër korrupsionit, analisti: Veseli në një linjë me politikat e SHBA

29.09.2019 20:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Lufta kundër korrupsionit, analisti: Veseli në një linjë me politikat e SHBA

Gjatë viteve të fundit është parë që lufta kundër korrupsionit është shndërruar në një prioritet i politikës së jashtme amerikane dhe i Presidentit, Donald Trump.

Kjo është reflektuar edhe në Kosovë, ku administrata amerikane ka qenë shumë e ashpër në kritika ndaj institucioneve të Kosovës. Ambasadori i ri amerikan në Kosovë, Philip S. Kosnett pothuajse përjavshëm poston diçka kundër korrupsionit, duke e shndërruar në top-prioritet të politikës amerikanë në Kosovë.

Lufta kundër korrupsionit tashmë është bërë edhe pjesë e betejës së fushatës zgjedhore ndërmjet partive politike. I pari që ka shndërruar në temë kryesore të programit politik dhe të fushatës është lideri i PDK-së, Kadri Veseli. Hiq më larg se sot në një tubim me simpatizantë të PDK-së në Lipjan, Kadri Veseli ka thënë se me Shtetet e Bashkuara të Amerikës luftohet më lehtë dhe më mirë korrupsioni.

“Me SHBA-të zhvillohet më mirë ekonomia dhe hapen vendet të reja pune; me SHBA-të integrohemi më shpejt në NATO dhe BE. Platforma ime kundër korrupsionit dhe nepotizmit është platformë e përbashkët të cilën e kanë Shtetet e Bashkuara dhe Presidenti Trump në luftën globale kundër korrupsionit” ka thënë Veseli.

Për prioretizimin e luftës kundër korrupsionit nga Veseli, analistët politikë e kanë një shpjegim shumë të thjeshtë. Valon Syla, analist politik thotë se vizita e fundit e Veselit në SHBA ishte përcaktuese për krijimin e këtij diskursi politik.

“Po mendoj që të gjitha sondazhet kur e bëjnë matjen e opinionit korrupsioni del sikur tema që më së shumti brengos qytetarët dhe percepsioni mbi korrupsionin gjithmonë është i lartë.

Një dukuri e ngjashme duhet të jetë edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku hulumtimet e opinionit edhe atje qesin që çdo i pesti amerikan ka filluar që të mos i besojë më institucioneve të tyre, pra shtetërore e që kanë ndikuar në fushatën e zotit Trump.

Diçka të ngjashme e kemi edhe me Ambasadën amerikane këtu ku ambasadori Kosnett shihet qartë që mbështet fushata të tipit antikorrupsion dhe bën thirrje direkt përmend emra, përmend raste gjyqësore, të cilat mendoj që zoti Veseli duket se i ka respektuar dhe në fushatën e tij të PDK-së i ka futur si pjesë apo pikën, një nga pikat kryesore të fushatës zgjedhore për vitin 2019”, tha ai.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Policia jep detaje për trupin e pajetë në Gadime: Dyshohet se është i 23 vjeçarit të zhdukur

Policia jep detaje për trupin e pajetë në Gadime: Dyshohet se është i 23 vjeçarit të zhdukur

Tribunali Special po prek kokën e UÇK’së

Tribunali Special po prek kokën e UÇK’së

Sveçla paralajmëron Thaçin: Mund të përfundosh në burg

Sveçla paralajmëron Thaçin: Mund të përfundosh në burg

Komuna e Obiliqit: Ndotja e madhe e ajrit po e bën jetën e qytetarëve të padurueshme

Komuna e Obiliqit: Ndotja e madhe e ajrit po e bën jetën e qytetarëve të padurueshme

PZAP e hedh poshtë kërkesën e Vetëvendosjes për numërimin e rreth 5 mijë fletëvotimeve të diasporës

PZAP e hedh poshtë kërkesën e Vetëvendosjes për numërimin e rreth 5 mijë fletëvotimeve të diasporës

Haziri: Gjilani po vazhdon ta vuaj traumën e ‘Palermos’

Haziri: Gjilani po vazhdon ta vuaj traumën e ‘Palermos’

Thaçi takon kryeministrin Abe, konfirmohet hapja e ambasadës së Japonisë vitin e ardhshëm në Prishtinë

Thaçi takon kryeministrin Abe, konfirmohet hapja e ambasadës së Japonisë vitin e ardhshëm në Prishtinë

Haziri takon kryetarin e Odës Ekomike Indiano-Kosovare për mundësitë e bashkëpunimit në zhvillimin ekonomik, arsim e shëndetësi

Haziri takon kryetarin e Odës Ekomike Indiano-Kosovare për mundësitë e bashkëpunimit në zhvillimin ekonomik, arsim e shëndetësi

Grupet punuese VV–LDK për harmonizimin e programit takohen të mërkurën

Grupet punuese VV–LDK për harmonizimin e programit takohen të mërkurën

Policia kërkon bashkëpunim për gjetjen e 23 vjeçarit të zhdukur nga Lipjani

Policia kërkon bashkëpunim për gjetjen e 23 vjeçarit të zhdukur nga Lipjani

Këshilli i Prindërve: Mos manipuloni me nxënësit për interesa

Këshilli i Prindërve: Mos manipuloni me nxënësit për interesa

Gjykata Speciale e fton për intervistim ish-eprorin e lartë të UÇK-së

Gjykata Speciale e fton për intervistim ish-eprorin e lartë të UÇK-së

Dyshoheshin për keqpërdorim të detyrës zyrtare, lirohen nga aktakuza

Dyshoheshin për keqpërdorim të detyrës zyrtare, lirohen nga aktakuza

69 aktakuza për 24 orë

69 aktakuza për 24 orë

Macroni pritet të vizitojë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Macroni pritet të vizitojë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Rudina Hajdari kërkon zgjedhje të parakohshme: Të zhbëhet marrëveshja e 2008-s

Rudina Hajdari kërkon zgjedhje të parakohshme: Të zhbëhet marrëveshja e 2008-s