Luciano Boçi:Kur foli mirditorja, deputetët derdhnin lot krokodili

E publikuar: 30/09/2017 21:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas publikimit të fjalimit prekës të mirditores Rigerta Loku, e diplomuar në Universitetin e “La Sapienza-s”, e cila tashmë punon në fermën e saj në fshatin Prosek, ka reaguar deputeti i Partisë Demokratike Luciano Boçi.

Mesazhin ai e ka përcjellë nëpërmjet rrjetit social, duke e konsideruar të gjithë skenën e zhvilluar në sallën e parlamentit një hipokrizi.

Ja postimi i plotë i deputetit:

E habitshme dhe e neveritshme se si të njëjtët personazhe që gajasen e zgërdhihen në parlament çdo të enjte, kur ne i tregojmë varfërinë, skamjen, mjerimin, mungesën e ujit, rrugës, shkollës, qendrës shendetësore, vuajtjet pa fund të banorëve të fshatrave e fermerëve, sot bënin sikur qanin kur foli Rigerta!!!???

Të mbyllin dhe mikrofonin madje se “ka kaluar koha”, ose sepse “po flet jashtë rendit të ditës”.

Edhe krokodili e kuptoi që në Shqipëri i rrëmbyen Oscar-in.

Bejnë kaq shumë teatër këta, sa teatri artistik duket sikur është realiteti vetë./CityNews