Lucescu kërkon nga futbollistët turq t’i ndjekin ata shqiptarë: Luani jashtë kampionatit shtetërorë

E publikuar: 12/11/2017 16:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Turqia dhe Shqipëria do ta zhvillojnë një ndeshje miqësore luksi në Antalya.

Dy kombëtaret kanë grumbulluar lojtarët më të mirë të mundshëm për këtë takim miqësor.

As turqit po as shqiptarët nuk kanë arritur të sigurojnë pjesëmarrjen në kampionatin botëror ‘Rusia 2018’.

E trajneri i Turqisë, Mircea Lucescu ka folur për lojtarët e tij dhe minutazhën që ata kanë nëpër klubet e tyre.

“Çdo gjë fillon nga lojtarët. Ata duhet të bëjnë çmos që të luajnë në skuadrat e tyre”.

Pamje nga stërvitja e futbollistëve turq para ndeshjes me Shqipërinë

“Unë nuk mund t’iu them se çfarë duhet të bëjnë që të luajnë në klubet përkatëse, por e rëndësishme është që t’iu jap një shans për të qenë pjesë e kombëtares”.

“Nëntë lojtarë të Shqipërisë, ndaj të cilëve do të luajmë nesër, aktivizohen në Itali. Edhe futbollistët turq, pasi të arrijnë një nivel të caktuar, duhet të dalin jashtë shtetit dhe të luajnë vazhdimisht në skuadrat e tyre”, tha Lucesku.

Ndeshja mes Turqisë dhe Shqipërisë zhvillohet nesër (e hënë) me fillim nga ora 18:30 me kohën tonë lokale. /Telegrafi/