Lucas Biglia deri në dy muaj jashtë fushave?

E publikuar: 02/11/2018 17:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Milanit i duhet të bëjë pa Lucas Biglian deri në dy muaj, pasi është konfirmuar se ka një muskul të lënduar në shkallë të rëndë. 

Argjentinasi u lëndua në ndeshjen ndaj Genoas të mërkurën dhe e la San Siro në paterica.

Ai bëri disa skanime sot ku u konfirmua një dëmtim i muskujve në kofshën e djathtë.

Lucas Biglia . (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)

Lëndimi do të vlerësohet përsëri pas 15 ditëve.

Sipas Sky, megjithatë, Biglia mund të jetë jashtë deri në dy muaj.

Lucas Biglia në aksion me AC Milanin. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)

Tiemoué Bakayoko e zëvendësoi atë të mërkurën, por trajneri Gennaro Gattuso mund të vendos ta ndryshojë formacionin në mungesën e Biglias.

Francezi pati paraqitje shumë të mirë në këtë ndeshje për çka u vlerësua. /Telegrafi/