Lubonja: Vettingu kalon, por do të dështojë njësoj si në Kosovë (Video)

E publikuar: 29/08/2016 23:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

E ndërsa pritet me interes seanca e posaçme plenare e ditës së nesërme, analisti Fatos Lubonja në një intervistë për oranews thotë se ligji për vettingun do të kalojë.

Këtë argument ai e mbështet me faktin se ndryshe nga votimi i Kushtetutës së re, kësaj radhe koalicioni PS-LSI është i konsoliduar, çka e dobëson rolin e opozitës.

Megjithatë Lubonja shprehet i sigurt se ky ligj në Shqipëri do të dështojë njësoj si për Kosovën, e cila ka 7 vite që u ka bërë vetting gjyqtarëve dhe sot nuk ka drejtësi.

“Situata po ta krahasosh nga ajo që ju e quajtët maratona e konfliktualitetit që shoqëroi aprovimin e Kushtetutës ndryshon në disa aspekte. Njëri ndryshim kryesor është fakti se LSI e shikojmë nën bashkëpunim me PS. Ndërkohë tensionin aty e rriste shumë edhe fakti që ishte LSI kundër për shumë gjëra.Ishte për konsensusin, tani nuk është. Ka një prirje mazhoranca për ta marrë këtë gjë. Kjo e bën më të mpirë situatën.Opozita e vetme duket më e pafuqishme, nuk ka zë.Mendoj se mund të kalojë siç kalojnë kullat e Ramës, pavarësisht se ka dhë zëra që e kundërshtojnë.Vettingu do kalojë.Edhe Ambasadorët janë të lodhur dhe duan të kalojnë. I kanë hyp këtij kali dhe duhet ta çojnë deri në fund. Pavarëisht se ne jemi bnjë pjesë që themi, prit njëherë, kujdes, shikoni Kosovën. Kosova ka 7 vjet që u ka bërë vetting të gjithë gjyqtarëve, se këtu nuk i referohet njeri. Ka pasur EULEX. Dhe sot thonë se nuk kemi sistem të drejtësisë, banditët që janë në pushtet vahzdojnë të qetë, askush nuk i trazon. Ndërsa këtu na japin ilizuone se me vettingun do të pastrohet Shqipëria”, u shpreh Lubonja.

Lubonja është kritik edhe lidhur me rolin e ndërkombëtarëve.

‘Ka 25 vjet që i kemi ndërkombëtarët këtu, unë i shikoj gjithnjë me zhgënjim.Nuk ka vend në Ballkan që të dalë Ambasadori amerikan të jetë protagonist i politikave të bvrendshme. Kjo është situata që kemi ndërtuar ne. Lu po bën lojën e vet në kuptimin që ndoshta mendon për mirë, ndoshta ka marrë ndonjë porosi nga lobingjet e Uashingtonit.Ne e kemi të qartë se nuk mjaftion një vetting për të pastruar këtë hale kaq të madhe, duhen ujëra më të fuqishme.Ambasadorët jetojnë mirë këtu, nuk kanë ndonjë problem.Jetojnë në tip vilash, i kanë të gjitha të mirat, janë të rrethuar, i miklojnë dhe këta gazetarët. Tjetër është lodhja jonë, mërzia jonë, tjetër është jeta e tyre. Marrin rroga nga 10-20 mijë euro.Ata punojnë për Shqipërinë dhe ne për Shqipërinë. Ne rropatemi, ata marrin 15 mijë euro. Se kanë idenë se ç’bëhet këtu.E njohin shumë më pak Shqipërinë. Por këtu jemi në vendin e çudirave’, përfundoi ai.