Lubonja: Edi Rama, Asht Rivdekje, e jo Rilindje!

E publikuar: 15/06/2015 23:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kjo që ban Edi Rama asht Rivdekje, e jo Rilindje!
Me këtë përkufizim ekstrem e ka vlerësue analisti Fatos Lubonja fushatën elektorale të Partisë Socialiste në Shqipni, si pjesë e krejt mentalitetit qeverisës, në pushtet qysh prej vitit 2013 në Shqipni.
Tu’ iu referue diskursit politik të kryeministrit Edi Rama në tubimet elektorale për zgjedhjet lokale të 21 Qershorit, Lubonja tha se e folmja e Ramës nuk mundet me ftue në tubime njerëz me dinjitet.
Nji njeri me dinjitet dhe me integritet nuk shkon me ndigjue politikanët që kanë 25 vjet që e vjedhin këtë popull e që kanë me vazhdue me e vjedhë, – tha Lubonja, tu’ shtue se kjo praktikë e dialogut mes politikanëve dhe elektoratit duhet me marrë fund sa ma parë.