Luana Vjollca super sensuale, prezanton ton të ftuarit e javës

E publikuar: 31/01/2018 22:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Të dy moderatorët premtojnë super spektakël çdo të shtunë. Gjithsesi, Luana këtë të shtunë mesa kemi parë në një video të publikuar në Instagram, ka bërë vërtet qejf në puntatën që do të transmetohet nesër. Emisioni i Luanës dhe Ermalit është gjithmonë i regjistruar.
Por le të fokusohemi paksa tek veshja që ka zgjedhur Luana për këtë të shtunë. Bukuroshja e ekranit, ndryshe nga puntatat e tjera ku është shfaqur me fustane, kësaj radhe ka vendosur të vijë me një kostum të zi serioz.
Edhe aq serioz nuk është në fakt, pasi pjesa e gjoksit është paksa e zbuluar. Luana përveç se na ka treguar veshjen e së shtunës, ajo na ka zbuluar dhe të ftuarit e radhës. Të ftuarit janë; Bujar Qamili, Rosela Gjylbegu, Genta Ismaili, Butrint Imeri, Anxhela Peristeri dhe Mateus Frroku.

Credit: @Luana Vjollca