LSDM decide: Qeveri kalimtare pa Gruevskin

E publikuar: 18/05/2015 22:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas përfundimit të pauzës nga takimi i dytë i liderëve Gruevski, Zaev, Ahmeti dhe Thaçi, nga LSDM thonë se tani për tani nuk ka kushte për bisedime, raporton Zhurnal.

Nga partia e Zaevit janë decid, duke shtuar se qëndrojnë decid në kërkesën e tyre për dorëheqje të tërë qeverisë, dhe pastaj formimit të qeverisë kalimtare pa Nikolla Gruevskin me të cilën do të definohej korniza për dialogun.

Sipas LSDM, propozimi i Ahmetit në takimin e sotëm ka qenë si në takimin paraprak, i vendosur në formë të shkruar, me të cilën propozohet rinovim i qeverisë dhe formim i grupeve punuese me të cilat do të shqyrtoheshin kërkesat tjera të opozitës, njofton Zhurnal.

LSDM nuk i pranoi grupet e tilla të punës, pasi që mendojnë se nuk kanë legjitimitet politik. Për çfarë do dialogu politik, LSDM kërkon garanci për qeveri teknike. Takimi ende po vazhdon, nga LSDM bëjnë të ditur se nuk do të lëshojnë pe ndaj kërkesave të tyre.