Low flet për lënien jashtë të Gotzes dhe kapitenin e mundshëm të Gjermanisë në Kampionatin Botëror

E publikuar: 24/05/2018 20:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kombëtarja e Gjermanisë do të jetë pjesëmarrëse në Kampionatin Botëror Rusia 2018.

Gjermanët do të futën në këtë Kupë të Botës si kampioni në fuqi, pasi triumfuan katër vite më parë në Brazil.

Por heroi i Brazilit, Mario Gotze është lënë jashtë nga përzgjedhësi Joachim Low.

Trajneri i gjermanëve ka folur për lënien jashtë të Gotzes.

“Gotze është një lojtar vetë kritik. Ai e di shumë mirë që i duhet të punojë më shumë për tu rikthyer në Kombëtare”.

Mario Gotze dhe Joachim Low (Getty Images)

“Mario është një futbollist shumë i rëndësishëm për ne dhe në momentin që fillon të luaj dera e Kombëtares është e hapur për të”, ka thënë Low.

Në fund trajneri gjerman foli edhe për shiritin e kapitenit se kush do ta mbajë.

Aktualisht portieri Manuel Neuer është kapiten i kampionëve të botës por që numri një i Bayernit ende vazhdon të mbetet i lënduar.

Thomas Muller si kapiten i Kombëtares së Gjermanisë (Getty Images)

Low ka thënë se Muller ose Khedira do të jenë kapitën të Gjermanisë.

“Thomas mund të bëjë një punë të shkëlqyer si kapiten. Ai ka një marrëdhënie jashtëzakonisht të mirë me gjithë lojtarët e tjerë. Muller është favoriti”, ka thënë Low duke shtuar.

“Edhe Khedira është kandidat për ta marrë shiritin e kapitenit”, përfundoi trajneri gjerman. /Telegrafi/