Lovato: Do të doja një duet me Eminemin

E publikuar: 08/03/2015 21:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Demi Lovato ka shprehur dëshirën e saj për të bashkëpunuar me Eminemin në të ardhmen.

Këngëtarja ka thënë për ET Online se dëshiron një bashkëpunim me reperin, sepse mendon se ata do të kuptoheshin shumë mirë me njëri-tjetrin.

“Do të doja të punoja me Eminemin. Unë mund të lidhem me të në shumë gjëra andaj besoj se do të realizonim diçka të mrekullueshme”, ka thënë këngëtarj.

Ndërkohë e pyetur në lidhje me mundësinë e bashkëpunimit me Nicki Minaj e Nick Jonas, ajo është përgjigjur: “Kurrë nuk i dihet”.

Ndryshe, Lovato është duke u rikuperuar pas infeksionit që kishte në mushkëri.