Lorik Cana: Urime dardanëve për fitoren dhe lojën fantastike

E publikuar: 21/11/2018 15:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lorik Cana konsiderohet si një ndër futbollistët më të mirë shqiptar.

Ai ka përcjell për së afërmi ecurinë e përfaqësueses së Kosovës, e cila ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm.

Kosova së fundi ka mposhtur me rezultat të thellë 4-0 Azerbajxhanin dhe me këtë rast ka siguruar një biletë për në gjysmëfinalen kualifikueseve të kampionatit evropian 2020.

Futbollisti, i cili aktualisht duket se gjendet në Chicago të Illinoisit, ka uruar të gjithë lojtarët për këtë sukses të madh.

Lojtari nuk ka harruar që t’i bëj edhe një urim të veçantë edhe familjes së ish-presidentit të ndjerë, Fadil Vokrri.

“Një urim shumë të madh djemve Dardanë për fitoren, lojën dhe kualifikimin fantastik për gjysmëfinalen. Një urim special Gramozit dhe familjes së legjendës tonë Fadil Vokrri që të gjithëve na mungon…Bravo Djema “, ka shkruar ndër të tjerash në llogarinë personale në Instagram, Cana.

Ndryshe, Kosova do të ballafaqohet në gjysmëfinale të Ligës D me përfaqësuesen e Maqedonisë. /Telegrafi/