Lorik Cana: Ëndërroj Evropianin me Kuqezinjtë

E publikuar: 07/04/2015 14:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lorik Cana, kapiteni i kombëtares kuqezi, konsiderohet “zemra e Shqipërisë”. Me këtë titulli është shfaqur së fundmi një reportazhi i grupit mediatik Bein Sport, transmeton kohajone.com, i shtrirë në shumë vende të botës, kushtuar futbollistit të Lazios në Seria dhe të kombëtares sonë, Lorik Cana, fokusuar mbi ëndrrën e madhe të gjithë shqiptarëve për të marrë pjesë në finalet e “Euro 2016”.

Kapiteni i kuqezinjve që në kraharor mban shqiponjën e Lazios, ndërsa në krah shqiponjën simbol të kombit të tij, thekson se “përfaqësuesja shqiptare mbështetet nga një popull i tërë në rrugëtimin e gjatë e të vështirë për të prekur finalet e Euro 2016”.

Lorik Cana, më tej citohet në këtë reportazh, “nuk e ka harruar kurrë vendlindjen e tij, ku ka marrë edhe mësimet e para”. Ai është një shqiptar, i Kosovës.

Kujtimet e fëmijërisë, të ruajtura me shumë kujdes nga gjyshi i tij, Ganiu, i ngjallin shumë nostalgji. Më tej, Agim Cana, babai i Lorikut, tregon banesën dhe vendin ku djali i tij kaloi vitet e parë të jetës dhe ku shfaqi talentin për futbollin.

Në vitin 2002, Lorik Cana zhvilloi ndeshjen e parë me fanellën kuqezi përballë skuadrës së vendlindjes së tij, Kosovë, në stadiumin e Prishtinës, shkruan Zëri. Loriku e kishte bërë zgjedhjen Shqipërinë, para një ftesë eventuale nga Franca. Lorik Cana ka arritur shumë në karrierën e tij: Ka luajtur me Paris Saint Germmain dhe Marseille në Francë, me Sunderlandin në Premier League, me Galatasarayin në Turqi dhe së fundmi me Lazion në Serinë A.

Ëndrra që i ka mbetur është një: Të marrë pjesë me Shqipërinë si kapiten në finalet e një turneu madhor, sikurse është Europiani.