Loriana Kuka mposhtet nga Ramirez në repesazh, por përfundon në tetë më të mirët në Kampionatin Evropian

E publikuar: 28/04/2018 16:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Xhudistja kosovare, Loriana Kuka është mposhtur në ndeshjen e repesazhit dhe ka mbetur pa medalje në Kampionatin Evropian.

Loriana Kuka u ndalë në repesazh nga portugezja, Yahim Ramirez.

Një gabim i vogël i kushtoi xhudistes tonë me një Ippon, i cili ia shkaktoi humbjen.

Kështu, Kuka mbetet pa medalje në kategorinë deri në 78 kilogramë në Kampionatin Evropian “Tel Aviv 2018”.

Loriana debutoi në evropian me një fitore dhe përfundoi në tetë garueset më të mira në Evropë, që është sukses i madh për të.

Ekipi i xhudos e përfundon evropianin me një medalje të artë, të cilën e mori Nora Gjakova, një të argjendtë për Distria Krasniqin dhe me dy garues që përfunduan në tetë më të mirët.

Përveç Loriana Kukës, në tetë më të mirët përfundoi edhe xhudisti Akil Gjakova. /Telegrafi/