Lori publikon dy këngë për dasma

E publikuar: 24/06/2018 01:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Këngëtarja Loreta Kaçka sonte ka publikuar dy projekte për dasma. Për realizmin e tyre ajo ka bashkëpunuar me çiftin e njohur Armend Rexhepagiqi edhe Aida Barakun.

“Kalleni shoqnia” është këngë ritmike tipike për dasma me tekst të Aidës dhe muzikë të Armendit, e veçanta e këtij projekti është se çifti i njohur kanë provuar vetën edhe në zhanrin popullor.

Ndërkohë kënga tjetër po ashtu është për dasma, por që vjen në zhanrin zbavitës, balada “Sot po martohemi”.

Që të dy këngët janë vizuealizuar edhe me videoklip.

“Një takim” është projekti paraprak të cilin Lori e ka publikuar në muajin maj të këtij vitit.