Lorenzo: Dua titullin Botëror me Ducati-n

E publikuar: 20/01/2017 14:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në Bolonga të Italisë u prezantua motori i i Ducati-t për vitin 2017, që do të sfidojë Honda-n dhe Yamaha-n në sezonin e ri të Moto GP. Vëmendja ishte kryesisht për Jorge Lorenzon, që do të jetë shoku i ri i skuadrës së Dovizioso-s, pas lagimit të spanjollit nga Yamaha. Nga ky cast deri në fillim të sezonit Ducati do të pësojë disa modifikime teknike, para se të shkojë me versionin përfundimtar në cmimin e parë të madh të vitit në Qatar. 29-vjecari spanjoll, disi nervoz në prezantimin e motorit, u shpreh se përshtypjet e para për Ducati-t i ka pozitive.

“Për mua është një ditë e vecantë. Jam nervoz me shumë se gjatë një gare. Nuk e mendoja këtë pritje nga të gjithë pjesëtarët e Ducati-t. Përshtypjet e mia të para për motorin janë shumë pozitive. Kam kaluar një periudhë të gjatë te Yamaha ndaj s’ishte e lehtë për mua. Më ka surprizuar stabiliteti dhe forca e Ducati-t. Dua ta fitoj sërish titullin botëror, por do të jetë e vështirë të rivalizoj me kundërshtarët, që, duhet ta pranoj, janë gjigantë. Kemi talent, magji dhe fantazi për t’u përmirësuar”.

Dovizioso ndërkohë kujtoi ser Ducati e mbylli mjaft mirë sezonin me energji dhe pasion, duke triumfuar në Cmimin e Madh të Malajzisë. Ky sukses, sipas italianit është mjaft inkurajues, sepse Ducati mund ta nisë Botërorin në mënyrën më të mirë të mundshme. 30-vjecari është në sezonin e tij të pestë te skuadra italiane, ndërsa në Moto GP garon prej 10 vitesh./supersport.al/