Loredana Zefi merr vëmendje me ndryshimin e ri në pamje

E publikuar: 23/12/2019 19:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Loredana Zefi, e cila tash e një kohë është duke jetuar dhe vepruar në Gjermani, po vazhdon të jetë mjaft aktive si në projekte muzikore e po ashtu edhe në rrjetet sociale.

Kur jemi tek rrjetet sociale, Instagrami si një nga platformat tashmë më të frekuentuara nga të gjithë, bën që edhe artistet të marrin vëmendje të madhe, siç ka bërë së fundmi edhe një postim i 24-vjeçares.

Derisa dje organizoi një festë të veçantë në njëvjetorin e vajzës, Hanës, Lori sot ka vendosur t’iu prezantojë fansave ndryshimin e ri në pamje.

Bukuroshja këtë herë vjen me një stil tërësisht të ri të flokëve dhe e veshur mjaft ‘gangsta’, gjersa bëri që të gjithë t’i kthejnë sytë nga ajo.

Pamjen tërheqëse e kombinoi edhe më një numër të madh të byzylykëve, që e bëjnë të duket edhe më bukur.

Ndërkaq, të shumta ishin komentet që pranoi nga ndjekësit duke e komplimentuar për dukjen atraktive.

Ndryshe, Lori javën e kaluar solli projektin e ri “Mit Dir” që në YouTube për vetëm pak ditë ka kaluar shifrën e katër milionë klikimeve, si një nga projektet më të pëlqyera të momentit.

BOTASOT