Loredana sjell pamje nga xhirimi i klipit muzikor “Kein Hunger”

E publikuar: 07/12/2020 22:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Loredana Zefi ka ndarë imazhe nga klipi i ri muzikor.

Loredana e cila është ndër rep-artistet më të njohura shqiptare, ka sukses të madh edhe në tregun muzikor gjerman, shkruan lajmi.net.

Ajo ka fituar disa çmime radhazi teksa edhe së fundmi dhuroi 100.000 euro për nevoja të fëmijëve.

Loredana ka paralajmëruar ditën e djeshme (e diel) projektin e ri muzikor “Kein Hunger”, në bashkëpunim me UFO 361.

Në një postim të fundit në llogarinë e Instagramit, ajo vendosi të ndajë edhe disa imazhe të bëra gjatë xhirimit të klipit.