Loredana i gëzohet këtij suksesi të këngës “Kein Wort”

E publikuar: 21/01/2020 16:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Projekti i ri muzikor nga Loredana po pëlqehet shumë në publik.

Loredana ka pak ditë që publikoi këngën e re “Kein Wort” në bashkëpunim me Juju, shkruan lajmi.net.

Projekti po pritet shumë mirë nga fansat dhe deri tani ka marrë afro 6 milionë klikime në kanalin YouTube.

Me anë të një postimi në InstaStory, reperja bëri të ditur se kënga e saj ka shënuar një sukses në Gjermani.

Ajo ka arritur të bëhet kënga më e transmetuar nga një artist në ditën e publikimit të saj.