Loredana: E lumtur që jam artistja më e mirë zvicerane edhe pse ata nuk më pëlqejnë

E publikuar: 05/11/2019 22:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Loredana Zefi ka folur pas marrjes së çmimit të rëndësishëm në MTV EMA.

Reperja e njohur shqiptare, Loredana Zefi, është nderuar me çmim në MTV EMA, shkruan lajmi.net.

Ajo është shpërblyer me trofe si ‘Artistja më e mirë’ dhe lidhur me këtë hap të rëndësishëm të saj ka shkruar media zvicerane “Blick” të cilët i kanë kushtuar një artikull të veçantë.

“Jam e lumtur sepse jam artistja më e mirë zvicerane, dhe jam shumë e lumtur që jam një artiste zvicerane, edhe nëse zviceranët nuk më pëlqejnë aq shumë”, ka thënë ndër të tjera reperja shqiptare.

Ndërkohë, mediumi zviceran LOOK, ka pyetur burrin e Znj. Petra, që janë çifti akuzues ndaj reperes, se çfarë mendimi kanë për faktin që ajo u shpërblye me një çmim të tillë?

“Gjithçka po shkon kaq ngadalë. Deri më tani nuk kemi marrë asnjë cent. Nëse do të më takonte mua, ajo kurrë nuk do të merrte një çmim të tillë. Por unë nuk mund ta ndryshoj atë ”, ka thënë ai.

Ndërkohë, rasti i kësaj afere shumë të përfolur po vazhdon të jetë nën hetime.