Loredana dhe Capital Bra, të parët në Gjermani

E publikuar: 08/05/2020 21:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Reperja Loredana Zefi ka pak kohë që publikoi bashkëpunimin “Nicht verdient” me Capital Bra.

Kënga po pëlqehet shumë nga publiku, madje ajo ka arritur të renditet e para në top-listat e Gjermanisë, duke lënë pas artistë të njohur.

Këtë e bëri të ditur vet Loredana, e cila u shpreh e ngazëllyer për suksesin dhe ka falënderuar publikun për mbështetjen që i kanë dhënë.

Pas publikimi të kësaj kënge, artistja është drejtuar në studio për të vazhduar punën për këngët e reja.