Lopetegui: Përgjegjësia gjithmonë bie te trajneri, Reali do të festojë në fund të sezonit

E publikuar: 28/10/2018 20:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Trajneri i Real Madridit, Julen Lopetegui, beson te suksesi i Real Madridit në këtë sezon pavarësisht humbjes 5-1 nga Barcelona dhe fillimit jo të mirë.

Ashtu siç i takon një trajneri ai mori përgjegjësit për humbjen, por thotë se skuadra është e bashkuar.

“Jam i mërzitur. Por, mund të rikthehemi. Me kohën që na ka mbetur në dispozicion këtë sezon, unë besoj te skuadra. Ndihem se kam forcën për të vazhduar të drejtoj këtë grup”.

“Është vështirë në Camp Nou, ne kishim shanset për të kthyer rezultatin, por goli i Suarezit për 3-1 i dha fund shpresave tona”.

“Përgjegjësia gjithmonë bie te trajneri. Ashtu si në fitore dhe në humbje ne qëndrojmë së bashku”.

“Jam i bindur që në fund të sezonit Real Madridi do të festojë, ne duhet të insistojmë”, ka thënë Lopetegui.

Ndeshja e ardhshme e Los Blancos në La Liga është kundër Valladolidit. /Telegrafi/