Lopetegui: Nuk kam presion për transferime të reja, jam i lumtur me lojtarët që kam

E publikuar: 19/08/2018 10:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Trajneri i Real Madridit, Julen Lopetegui këmbëngul se nuk ka presion nga ai për të nënshkruar lojtarë të rinj në këtë afat kalimtar.

Real Madridi ka larguar tashmë Cristiano Ronaldon dhe Mateo Kovacicin, por pa arritur t’i zëvendësoj ende, pasi ka transferuar vetëm Thibaut Courtois dhe Alvaro Odriozola.

Megjithatë, Lopetegui ka pohuar se është i lumtur me lojtarët që ka në dispozicion nëse askush tjetër nuk i bashkohet para mbylljes së afatit kalimtar.

“Ne jemi të bindur se do të jemi një ekip i madh këtë sezon dhe e dua skuadrën e jam i lumtur me atë që kemi”, ka thënë Lopetegui në konferencë për shtyp.

Lopetegui beson në lojtarët aktual të Realit (Getty Images)

“Unë mendoj se do të shohim një Real Madrid të madh”.

“Ne do të luftojmë për të gjithë titujt me lojtarët që kemi”.

“Ata kanë më shumë talent dhe cilësi sesa mendojnë njerëzit dhe nuk do t’i dyshoj”, përfundoi trajneri i Real Madridit.

Ndryshe, Mbretërit e nisin sot (e diel) sezonin e ri në La Liga, ku presin Getafen nga 22:15 në Santiago Bernabeu. /Telegrafi/