Lopetegui në listën e ngushtë të Romës

E publikuar: 14/12/2018 11:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-trajneri i Real Madridit dhe Spanjës, Julen Lopetegui, raportohet se i është bashkuar listës për zëvendësuesin e mundshëm të trajnerit Eusebio Di Francesco.

Karrigia e trajnerit italian të Romës po lënkundet pas rezultateve jo të mira në këtë sezon deri më tani.

Sipas mediumit italian Il Tempo, Roma po konsideron zëvendësuesit e Di Francescos në stolin e klubit kryeqytetas.

Lëkundja e karriges së trajnerit italian erdhi pas rezultateve zhgënjyese në Serie A dhe humbjes nga Viktoria Plzen në Ligën e Kampionëve.

Di Francesco pritet të largohet nga Roma (Getty Images)

Gazeta italiane ka filluar të eksplorojë emrat që lidhen me stolin Gialloross dhe tani thuhet se ka një emër të ri.

Lopetegui shihet si pasues i italianit

Është ai i spanjolli Lupetegui, i cili ka përfunduar në listën e Romës pasi është trajner i lirë pas largimit nga Real Madridi.

Trajneri bask udhëhoqi Spanjën deri në kualifikimin e Kupës së Botës 2018, por mori detyrën e trajnerit të Real Madridit para fillimit të turneut dhe u shkarkua gjatë tetorit.

Përveç Lopeteguit, Roma po lidhet edhe me trajnerë tjerë si Paulo Sousa, Vincenzo Montella dhe ‘ëndrra’ Antonio Conte. /Telegrafi/