Lopetegui: Merituam të fitojmë ndaj Atleticos, golat do të vijnë së shpejti  

E publikuar: 30/09/2018 13:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Trajneri i Real Madridit, Julen Lopetegui nuk është i shqetësuar nga thatësira e golave në ndeshjet e fundit, pasi sipas tij e rëndësishme është që ekipi po krijon shumë shanse.

Real Madridi nuk mundi të marrë më shumë një barazim në derbin lokal ndaj Atletico Madridit të shtunën mbrëma vetëm disa ditë pasi u mposhtën thellë 3-0 nga Sevilla.

Megjithatë, kjo shterpësi nuk e shqetëson trajnerin e Mbretërve, pasi sipas tij skuadra po krijon shumë dhe mendon se merituan edhe fitoren ndaj rivalëve lokal.

“Gjëja e rëndësishme është krijimi i këtyre shanseve pasi golat do të vijnë së shpejti”, ka thënë fillimisht Lopetegui për Diario AS.

Griezmann në duel me Kroosin gjatë derbit të Madridit (Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

“Ne kemi merituar të fitojmë, për shkak të lojës, për shkak të karakterit të ekipit dhe pavarësisht se kemi kohë më pak përgatitore, ne ishim shumë superior”.

“Kemi pasur shanse të pastra për të fituar. Më pëlqeu loja e ekipit dhe kjo është pozitive”.

“Lëndimi i Bale? Do të presim deri nesër, ai ka një shqetësim muskulor dhe si masë paraprake kemi vendosur ta lëmë atë të pushojë deri atëherë”.

“Atletico definitivisht është sfidues titulli, ka më shumë se dy skuadra të afta për të fituar titullin pasi rezultatet e fundit kanë treguar”, përfundoi spanjolli. /Telegrafi/