Lopët tregojnë brirët, garojnë për zilen e ‘mbretëreshës’ në garën tradicionale zvicerane (Video)

E publikuar: 07/05/2018 18:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Më se 100 lopë i treguan brirët edhe këtë vit, në përpjekje që të shpallen ‘mbretëreshë’, teksa mijëra njerëz janë mbledhur për të shikuar garën e zhvilluar në Zvicër.

Ngjarja finale është zhvilluar si zakonisht në fshatin Aproz të kantonit Valais, ku fituesja ia doli t’i zmbrapse kundërshtaret, transmeton Telegrafi.

Lopët zvicerane janë jashtëzakonisht kontrolluese të territorit dhe garojnë me të gjitha që i afrohen për dyluftim, derisa mbetet vetëm një pa asnjë kundërshtare. Për dallim prej demave, lopët nuk e lëndohen gjatë betejave.

Fuqinë e tregojnë duke shtyrë tjetrën me trupin muskulor, ndërsa humbësja largohet kur të jetë mundur.

Secila prej tyre bartë një zile tradicionale, që lëshon tinguj gjatë secilës lëvizje, teksa fituesja merr një kollare me zile gjigante, që ia tregon pozitë.

“Mbretëresha’ do ta udhëheqë turmën gjatë verës, teksa viçat e saj do të kenë përparësi për shkak të paraardhëses së fuqishme. E njëjta lopë mund të merr pjesë edhe vitin që vjen, për ta mbrojtur titullin. /Telegrafi/