Londër: Vritet një Imam që e kritikonte presidentin sirian

E publikuar: 13/04/2015 11:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një person është arrestuar në lidhje me vrasjen në Londër të një Imami i cili ka qenë kritik i presidentit sirian, Bashar al Assad, njofton policia britanike të hënën, raporton AFP.

Abdul Hadi Arwani, 48 vjeçar është vrarë me armë zjarri në Wembley, në pjesën veriperëndimore të Londres.

Hetimi i vrasjes së tij po bëhet nga policia kundër terrorizmit.

Një 46 vjeçar është arrestuar tashmë me dyshimin për konspiracion të vrasjes dhe i njëjti mbetët në paraburgim.

Arwani thuhet se është larguar nga Siria si adoleshent pasi i ka mbijetuar masakres në Hama në vitin 1982, gjatë së cilës Hafez al Assadi, babi i presidentit aktual sirian, Bashar al Assad, e kishte shtypur brutalisht një kryengritje islamiste, raporton rel.

Policia britanike thotë se ata mbesin “mendje hapur” për vrasjen.