Lokvenec: Kandidatët për ministra në qeverinë teknike nga OBRM-PDUKM, nu kishin problem të nënshkruajnë dhe të deklarohen si ministra të Maqedonisë së Veriut

E publikuar: 04/01/2020 14:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti nga radhët e LSDM-së, Hari Llokvenec në konferencë për shtyp tha se “me zgjedhjen e qeverisë teknik me vepra u dëshmua dyfytyrësia dhe patriotizmi i rremë i OBRM-PDUKM-së”.

Ai thotë se OBRM-PDUKM dhe Mickoski dje dëshmuan se nuk kanë problem me emrin kushtetues kur duhet të jenë pjesë e pushtetit ekzekutiv, por ju pengon vetëm kur shteti duhet të ecë para, ju pengon kur duhet të miratohet Ligji për mbrojtje që është i rëndësishëm për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Kandidatët për ministra në qeverinë teknike nga radhët e OBRM-PDUKM-së nu kishin problem të nënshkruajnë dhe të deklarohen si ministra të Maqedonisë së Veriut”, tha Llokvenec.

Ai tha se ministrat e partisë maqedonase opozitare pranuan edhe kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferin ndërsa OBRM-PDUKM.

“Më kot OBRM-PDUKM e ndan popullin dhe i ofendon qytetarët që e përdorin emrin kushtetues”, thotë mes tjerash Llokvenec./Telegrafi/