Lojtari i Huddersfield zbulon aksidentalisht organin gjenital në transmetim të drejtpërdrejtë, pamjet bëjnë xhiron në internet

E publikuar: 12/02/2018 01:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nëse e keni shikuar me vëmendje fitoren e Huddersfield ndaj Bournemouthit me rezultat 4-1, atëherë me siguri keni vërejtur diçka që shihet rrallë në një ndeshje të futbollit.

Në një moment teksa kamera ishte e kthyer nga trajneri David Wagner, në prapavijë u shfaq një lojtar duke i hequr brekët.

Por, aksidentalisht ai zbuloi gjithçka dhe e gjitha kjo ishte në transmetim të drejtpërdrejtë dhe u pa nga miliona shikues.

Menjëherë e gjitha kjo bëri xhiron e botës në media dhe posaçërisht në rrjetet sociale.

Identiteti i lojtarit ende nuk është zbuluar, por pritet të bëhet në vazhdim.

Golat në takim për vendasit i shënuan Alex Pritchard, Steve Mounie, Steve Cook dhe autogoli nga La Parra.

Por, pas incidentit në fjalë pak kush flet për rezultatin . /Telegrafi/

Rastet dhe golat: