Lojtarët suedez nuk thyen vetëm zemrat e tifozëve italianë, por edhe studion e Eurosportit në San Siro (Video)

E publikuar: 14/11/2017 11:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Suedia befasoi të gjithë duke u kualifikuar në Kampionatin Botëror ‘Rusia 2018’, kjo duke eliminuar Italinë.

Ndeshja e parë suedezët e fituan me rezultat 1-0, ndërsa e dyta përfundoi me rezultat 0-0 në San Siro dhe kështu italianët u eliminuan në shtëpinë e tyre.

Pas këtij suksesi të gjithë po flasin për arritjen e Suedisë, por edhe festën e madhe.

Lojtarët e Përfaqësueses së Suedisë festuan duke shkatërruar studion e vendosur nga Eurosporti në fushën e San Siros.

Hera e fundit kur Italian nuk mori pjesë në një Botëror është 60 vite më parë.

Kjo ishte ndeshja e fundit për Daniele De Rossin, Gianluigi Buffon, Andrea Barzaglin dhe Giorgio Chiellinin.

Pas këtij dështimi nga italianët pritet edhe shkarkimi i trajnerit Giampiero Ventura. /Telegrafi/