Lojtarët gjerman që “dogjën” karrierën në Shqipëri

E publikuar: 15/10/2016 17:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Episod interesant në lidhje me dy futbollistë të Kombëtares Gjermane të 19-vjecarëve, që në mënyrë figurative mund të thuhet se kanë “djegur” ndoshta karrierën në Shqipëri. Bëhet fjalë për Idrissa Toure dhe Vitaly Janelt, të dy 18-vjecarë që rrezikojnë shumë. Të dy janë përjashtuar nga Kombëtarja Gjermane e 19 vjecarëve si dhe nga akademia e Lapizigut, klub ku bëjnë pjesë pasi për pak kanë qenë duke i vënë flakën hotelit ku ndodheshin të akomoduar në Shqipëri. Bëhet fjalë për të shtunën e kaluar, kur Gjermania e 19-vjecarëve fitoi 3-2 në eliminatoret e Europianit përballë bashkëmoshatarëve shqiptarë të drejtuar nga Bellaj.

Por gjatë ndeshjes sic raportojnë mediat e huaja, në hotelin ku ishin akomoduar gjermanët vunë re se dhoma ku qëndronin Toure e Janelt po përfshihej nga flakët, pasi të dy futbollistët kishin harruar një nargjile të ndezur. Pasi u lajmërua Kombëtarja Gjermane drejtuesit e Federatës vendosën që të dy djemtë të dërgoheshin në shtëpitë e tyre e madje ta paguanin vetë udhëtimin. Pasi mbërritën në shtëpi të dy futbollistët ju desh të përballeshin dhe me klubin e laizpgutku u justifikuan se dhomën ua kishin lënë dy shokëve të tjerë dhe nuk e dinin se cfarë kishte ndodhur, por ky version nuk bindi as klubin gjerman që i hoqi të drejtën për të qëndruar në akademinë e klubit. Toure dhe Janëelt do të paguajnë gjithashtu të paktën nga 10 mijë Euro gjobë dhe klubi i laipzigut ka vendosur që përvese do të stërviten të vecanuar do të punojnë më orë të reduktuara dhe në një kopsht fëmijësh. Për një nargjile që harruan ndezur të dy futbollistët për pak dogjën dhomën e hotelit në Shqipëri, por tani rrezikojnë të kenë djegur dhe karrierën e tyre në Kombëtare