Lojtarët e Unitedit e ngushëlluan portierin e ri të Benficas për gafën që bëri (Foto/Video)

E publikuar: 19/10/2017 00:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Portieri i Benficas, Mile Svilar, bëri një gafë në ndeshjen kundër Manchester Unitedit, e cila i kushtoi skuadrës së tij me humbje.

Pas një harkimi të Marcus Rashford gardiani 18-vjeçari e priti topin, mirëpo hyri bashkë me të në portë.

Momenti i gafës së Svilar (Getty Images)

Ky ishte goli i vetëm në këtë sfidë, ashtu që falë tij, Djajtë e Kuq arkëtuan pikë të plota.

Mirëpo, në fund të ndeshjes, lojtarët e ekipit kundërshtar janë solidarizuar me portierin e ri duke i ofruar mbështetje dhe duke e përqafuar.

Ngushëllimi nga lojtarët e Unitedit (Getty Images)

Bashkëkombësi i tij, Romelu Lukaku, e ka përqafuar dhe e ka ngushëlluar Svilarin, i cili kishte nevojë për diçka të tillë duke qenë se është ende i ri për ndeshje të këtij niveli.

Pas sulmuesit, edhe disa futbollistë të tjerë të Unitedit i janë afruar 18-vjeçarit për ta mbështetur.

Përqafimi i Lukakut (Getty Images)

Pas tri xhirove në kuadër të Grupit A, Manchester Unitedi numëron tri fitore dhe nëntë pikë.

Benfica nuk ka arkëtuar asnjë pikë, pasi të gjitha ndeshjet deri më tani i ka humbje. /Telegrafi/

Foto: Getty Images

Foto: Getty Images