Lojtarët e Chievos do ndihen të varfër para Ronaldos, rrogat e tyre as nuk i afrohen asaj të CR7

E publikuar: 18/08/2018 19:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Se Cristiano Ronaldo është një nivel tjetër nga gjithë lojtarët në Serie A e tregon edhe rroga e tij.

Portugezi gjatë një viti fiton te Juventusi 31 milionë euro.

Pra, CR7 fiton i vetëm dy herë më shumë se e gjithë lojtarët Chievos (të gjithë së bashku 9.5 milionë euro rrogë vjetore) , që është kundërshtari i parë i Zonjës së Vjetër në Serie A për sezonin 2018/19.

Ronaldo ndaj skuadrës nga Verona luan nga minuta e parë dhe gjithë sytë e tifozëve janë nga ai.

33-vjeçari iu bashkua kampionëve italian nga Real Madridi gjatë verës për 100 milionë euro (plus 12 milionë kontribute për klubet që ka luajtur ai në të kaluarën), duke u bërë kështu transferimi më i shtrenjtë në histori të Serie A.

CR7 nënshkroi kontratë katër vjeçare me klubin nga qyteti i Torinos.

Me portugezin në skuadër Juve është favorit për titull në Serie A, por edhe atë të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/