Lojërat Olimpike “Tokyo 2020” do të mbahen vetëm me tifozë japonezë

E publikuar: 21/06/2021 14:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Këtë vit Lojërat Olimpike do të mbahen në Tokyo të Japonisë.

Olimpiada Verore do të mbahet në Tokyo nga data 23 Korrik deri më 8 gusht.

Në Lojërat Olimpike “Tokyo2020” do të lejohen 50 për qind e tifozëve vendas (japonezë), nëse maksimumi i vendeve ku zhvillohen garat nuk kalon kapacitetin prej 10 mijë tifozëve.

Tifozët jashtë Japonisë nuk do të lejohen.

Vendimi është marrë sot nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, Qeveria e Japonisë dhe organizatori i LO Tokio 2020.