Lojërat ekstreme në zyrë, vetëm për të nervozuar kolegët (Foto)

E publikuar: 17/10/2017 18:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjatë orarit të punës, nevojitet ndonjë mahi e lehtë, që ndihmon në ngritjen e humorit dhe si pushim nga rutina.

Por, ka disa punonjës që i kanë ngritur lojërat në ekstrem, vetëm për t’i nervozuar kolegët e tyre, transmeton Telegrafi.

Derisa njërit ia kanë mbushur zyrën me balona, një tjetër duhet të heqë nga tavolina disa imazhe me mace, kurse njëri duhet të largojë disa litarë të lidhura.

“Mos u ankoni se keni kolegë të këqij, po që se nuk iu ka ndodhur ndonjë prej këtyre skenave”, ka qenë një nga komentet e shumta.

Më poshtë mund t’i shihni disa nga rastet më qesharake, që janë pëlqyer shumë në rrjetin social. /Telegrafi/