Loja gjëegjëzë e cila joshi miliona njerëz mbush 35 vite

E publikuar: 04/06/2019 04:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Për disa njerëz të një moshe të caktuar, janë disa video lojëra që u përkasin kohëve të tyre që nuk harrohen dot.

Disa prej tyre janë Pac-Man apo Super Mario. Por vlen të theksohet se loja Tetris, e cila mbush 35 vite më 6 Qershor, është gjithashtu po aq e famshme.

Nëse shitjet mjafton për tu treguar popullaritetin, Tetris ka shitur 170 milion kopje të lojës. Sigurisht nuk flasim dot për Tetris pa folur edhe për konsolën Game Boy. Teknikisht Tetris është shitur pesë vite përpara se konsola Game Boy të dilte në shitje.

Ishte popullariteti i madh i Game Boy që bërë që loja të shndërrohej në hit sensacional brenda natës. Formula e lojës Tetris ishte e pa rezistueshme jo vetëm për fëmijët por edhe prindërit.

Henk Rogers i cili sot drejton kompaninë Tetris, zbuloi lojën në CES 1988. Ai tha se nëse dëshironi që ti shisni Game Boy fëmijëve atëherë përfshini lojën Mario por nëse doni tua shisni të gjithëve atëherë paketoni lojën Tetris.

Tetris mund të ketë fituar një status legjendar pjesërisht falë Game Boy por loja ishte e disponueshme tek kompjuterët për vite me radhë përpara se konsola të ekzistonte.

U krijuar nga inxhinierët e kompjuterit Alexey Pajitnov dhe miqtë e tij Dmitry Pavlovsky dhe Vadim Gerasimov dhe u bë loja e parë kompjuterike nga Rusia e cila lançohet në Perendim në 1986.

Pajitnov u inspirua nga loja gjëegjëzë me pesë blloqe pentomino. Në fund Tetris ishte thjeshtë shtatë tetrimino të ndryshme të cilat binë nga ekrani në fund duke rritur shpejtësinë. Ata rrotulloheshin në mënyrë që të kompletohen linjat përndryshe blloqet arrinin në krye dhe bllokonin të tjerat.

Pajitnov tha për Digital Trends në 2015-ën se lojën e ka ndërtuar në vetëm gjashtë javë. Megjithatë ajo është rimodeluar disa herë. Vitin e kaluar pati dy ringjallje të Tetris me titullin Tetris Effect për PS4 dhe Tetris 99.

Pas 35 vitesh ende ka uri për Tetris. /PCWorld Albanian