Loew: Podolski duhet të luajë më shumë te Interi

E publikuar: 26/03/2015 12:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

29-vjecari aktivizohet pak nga Mancini te Interi, ka koleksionuar 11 paraqitje që nga mbërritja e tij zikaltërit.

“Do të ishte bukur nëse Poldi do të luante më shumë me klubin e tij”. Fjalë këto të Joachim Loew, trajnerit të Gjermanisë pas barazimit të kampionëve të Botës ndaj Australisë ku golin që i coi shifrat në 2-2 e shënoi pikërisht Lukas Podolski. 29-vjecari aktivizohet pak nga Mancini te Interi, ka koleksionuar 11 paraqitje që nga mbërritja e tij zikaltërit dhe 0 gola të shënuar por mbi të gjitha paraqitjet e tij kanë lënë shumë për të dëshiruar, por në përfaqësuesen gjermane është një tjetër Lukas Podolski. Edhe në kombëtare ka patur polemika për aktivizimin ose jo të Princ Poldit por të paktën aty trajneri Joachim Loew i ka idetë e qarta sa i përket 29-vjecarit.

“Cdo grumbullim i tij në kombëtare kthehet në një temë diskutimi ndoshta disave u pëlqen të shkruajnë për të. Unë e di shumë mirë që Lukas mund t’i japë gjithmonë një dorë skuadrës, dhe mund të na ndihmojë në arritjen e objektivave. Ndaj Australisë vuri në skenë golin e tij të 48-të me fanellën e përfaqësueses e dhënë që kjo tregon mësëmiri për cilësitë e tij. Për fat të keq ai ka luajtur pak gjatë 9 muajve të fundit dhe do të doja që dicka e tillë të ndryshonte. Podolski ka ende një dinamikë të caktuar në lojën e tij dhe unë kam gjetur në një kondicion shumë të mirë fizik. Nëse arrin 100% e tij ai është gjithmonë një futbollist i rrezikshëm për kundërshtarët”.

Mesazhin e Joachim Loew duhet ta ketë marrë tashmë Roberto Mancini, i cili duhet ta hedhë më shumë vështrimin nga sulmuesi gjerman. Sipas të gjitha gjasave Interi nuk do ta rinkonfirmojë Podolskin për sezonin e ardhshëm por 29-vjecari mund t,i ndihmojë zikaltërit deri në përfundim të sezonit përpara se të rikthehet te Arsenali, skuadër e cila zotëron kartonin e tij. /supersport.al/