Llullaku ia nis me gola te Astra, fiton derbin e shqiptarëve përballë Qakës

E publikuar: 22/07/2018 08:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Azdren Llullaku ka gjetur golin me tu rikthyer në kampionatin rumun.

Sulmuesi shqiptar pas një periudhe të vështirë që e kaloi në Serie B te Virtus Entella, është rikthyer në kampionatin rumun.

Llullaku ka nënshkruar me skuadrën Astra dhe e ka nisur në mënyrën më të mirë kampionatin.

Në ndeshjen e parë të këtij edicioni, Llullaku ka shënuar gol për t’i dhuruar tri pikë ekipit të tij.

Ishte në fakt derbi i shqiptarëve pasi Astra ishte nikoqire e Steauas së Bukureshtit ku luan Kamer Qaka.

Në fund vendasit triumfuan me rezultat 1-0, ndërsa Llullaku luajti në këtë sfidë 80 minuta.

Në anën tjetër Kamer Qaka e nisi si titullar ndeshjen por u largua nga loja pas një lëndimi me të filluar pjesa e dytë. /Telegrafi/