Lluka: Ngritja e çmimit të energjisë është për shkak të importit

20.12.2017 11:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Lluka: Ngritja e çmimit të energjisë është për shkak të importit

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka thënë se nuk përjashtohet mundësia e rritjes së çmimit të energjisë elektrike prej 18.7 për qind e paralajmëruar nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë(ZRRE).

Sepse, sipas tij, vendi është duke prodhuar energji me gjysmë kapaciteti dhe gjysmë tjetër e saj është duke u importuar.

Lluka ka thënë për KosovaPress se duhet kuptuar qytetarët, se projekti energjetik Kosova e Re, e cila nënshkruhet sot, nuk është pjesë e ngritjes së çmimeve, sepse është keqkuptuar.

Sipas tij, tash e dy muaj Kosova është duke prodhuar energji me gjysmë kapaciteti me 400 MW, pra gjysmën tjetër është duke e importuar dhe kjo gjë do të vazhdojë edhe për një periudhë rreth 4 deri në 6 muaj të ardhshëm.

“Gjasat janë si pasojë e shpronësimit, por jo si pasojë e termocentralit (të ri), pra, gjasa ka reale për shkak që është penguar shpronësimi tash e dy vjet. Ata (ZRRE) kanë lajmëruar diku rreth 18.7 për qind rritje, për çka është e mundshme, sepse nëse veprohet në formën siç jemi duke ecur tash, të prodhojmë vetëm me gjysmë kapaciteti dhe gjysmën tjetër (të energjisë) ta importojmë”, ka thënë Lluka.

Ndryshe, për sot në orën 12.00, është paralajmëruar të mbahet një protestë për ta kundërshtuar rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
Konkurs për kameraman/e dhe fotograf/e
artikull i sponzorizuar


Kjo është agjenda e Vuçiqit në Kosovë

Kjo është agjenda e Vuçiqit në Kosovë

Në Prishtinë deri në 5 orë reduktime të energjisë elektrike, qytetarët të indinjuar

Në Prishtinë deri në 5 orë reduktime të energjisë elektrike, qytetarët të indinjuar

Brenda koalicionit qëndrime të ndryshme për demarkacion

Brenda koalicionit qëndrime të ndryshme për demarkacion

Trupi i pajetë i Jonuz Musliut arrin sonte në Kosovë

Trupi i pajetë i Jonuz Musliut arrin sonte në Kosovë

Demarkacioni mbetet pezull, Komisioni e procedoi por Kryesia “s’mund” ta shqyrtojë

Demarkacioni mbetet pezull, Komisioni e procedoi por Kryesia “s’mund” ta shqyrtojë

Lluka tregon se sa dëmtohet Kosova nëse kontrata për Kosovën e Re s’kalon në Kuvend

Lluka tregon se sa dëmtohet Kosova nëse kontrata për Kosovën e Re s’kalon në Kuvend

Zbulohet çfarë tha Dardan Molliqaj në Pejë: Vetëvendosja do të ndahet në dysh

Zbulohet çfarë tha Dardan Molliqaj në Pejë: Vetëvendosja do të ndahet në dysh

Mësohet nga e ka origjinën vetura e djegur pas vrasjes së Ivanoviqit

Mësohet nga e ka origjinën vetura e djegur pas vrasjes së Ivanoviqit

Isa Mustafa po bëhet më mirë me shëndet

Isa Mustafa po bëhet më mirë me shëndet

Ministri premton: Mungesa e barnave do të zgjidhet sivjet!

Ministri premton: Mungesa e barnave do të zgjidhet sivjet!

Qeriqi: Delawie ia don të mirën Kosovës, fajin e kanë partitë

Qeriqi: Delawie ia don të mirën Kosovës, fajin e kanë partitë

“Vdekje e shqiptarëve”, nisin kërcënime ndaj shqiptarëve në Serbi, pas vrasjes së Ivanoviqit

“Vdekje e shqiptarëve”, nisin kërcënime ndaj shqiptarëve në Serbi, pas vrasjes së Ivanoviqit

MASHT-i s’e ka pyetur fare UP-në për Udhëzimin Administrativ për avancime të stafit

MASHT-i s’e ka pyetur fare UP-në për Udhëzimin Administrativ për avancime të stafit

Nora Gjakova fiton medaljen e artë

Nora Gjakova fiton medaljen e artë

Masakra e 20 shqiptarëve me urdhër të Oliver Ivanoviqit. Çka thonë familjarët për vrasjen e tij?

Masakra e 20 shqiptarëve me urdhër të Oliver Ivanoviqit. Çka thonë familjarët për vrasjen e tij?

MASHT nxjerr Udhëzimin për parimet e njohjes së platformave dhe revistave ndërkombëtare

MASHT nxjerr Udhëzimin për parimet e njohjes së platformave dhe revistave ndërkombëtare